Rrëzohet avioni që transportonte para, 7 të vdekur

schedule17:16 - 22 Gusht, 2020

schedule 17:16 - 22 Gusht, 2020

Një avion transporti i ngarkuar me ushqim, motoçikleta dhe para është rrëzuar sot pak pas ngritjes nga aeroporti i kryeqytetit të Sudanit të Jugut, Juba.

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit, tha ministri i vendit të transportit. Avioni i tipit Antonov An-26 po fluturonte drejt qytetit të Aweil në veriperëndim të vendit.

Ministri tha se identiteti i viktimave nuk mund të bëhet i ditur, duke shtuar se një pilot i avionit ishte një shtetas i huaj, pa zbuluar më shumë detaje.

Më parë, Kur Kuol, drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar Juba, i tha Anadolu Agency që tetë persona ishin në bordin e avionit që i përket Aviacionit Jugperëndimor.

Mësohet se avioni transportonte motoçikleta e ushqime, si dhe para për të paguar rrogat një organizate jo-qeveritare. Një dëshmitar në vendngjarje tha se njerëzit kishin nxitur të mblidhnin paratë e përhapura mes rrënojave të avionit. /abcnews.al