Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Merkato e Interit, Kumbulla dhe dy yje “pengje” të Milan Skriniar

schedule15:17 - 22 Gusht, 2020

schedule 15:17 - 22 Gusht, 2020

Mbrojtësi i Hellas Veronës, Marash Kumbulla, vazhdon të presë një sinjal nga Interi. Klubi zikaltër ka gjetur akordin me lojtarin e kombëtares shqiptare, por çdo gjë ka mbetur pezull mes klubeve. Gjithçka është në dorën e drejtorit sportiv, Beppe Marotta, i cili duhet të vendosë së çfarë do të bëjë me të ardhmen e Milan Skriniar.

Po flitet shumë për një largim të mundshëm të sllovakut nga Milano, por është Marotta ai do të marrë vendimin final. Sipas raportimit të “Corriere dello Sport”, në javët e fundit pati një përshpejtim të bisedimeve mes Interit dhe Veronës, por tashmë transferimi do të varet nga Skriniar.

Marotta po planifikon se me paratë e përfituar nga shitja e qendërmbrojtësit të futet në merkato për një mesfushor. Emrat deri më tani janë dy dhe bëhet fjalë  për Ngolo Kanten dhe Tanguy Ndombele. Ende nuk ka asgjë zyrtare, pasi fillimisht Interi duhet të shesë Skriniar për të  vazhduar planin e merkatos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!