Ivan Rakitic duket se e ka harruar humbjen që Barcelona pësoi kundër Bayern Munich. Kroati, i përfolur shpesh herë për t’u larguar nga katalanasit, këtë verë me siguri do të ndryshojë ekip.
Kurrë nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur sërish me Sevilla dhe mbrëmjen e djeshme ka festuar triumfin e ish-skuadrës së tij në Europa League.
?¡OJO A LA IMAGEN!?@ivanrakitic, jugador del BARÇA, se tira a la PISCINA con ROPA para CELEBRAR la SEXTA #UEL del @SevillaFC.
¿VOLVERÁ al PIZJUÁN? pic.twitter.com/HRQJktXlgh
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 21, 2020
Diçka të tillë madje e ka bërë “live” në El Chiringuito TV, kur po bënte një lidhje me “Skype”. Edhe pse i veshur, Rakitic është hedhur në pishinë dhe për të festuar fitoren e Sevilla kundër Interit. /abcnews.al