Mënyra se si shkruani mesazhe mund të jetë shumë e ndryshme nga të tjerët: dikush preferon një tekst më të gjatë, dikush tjetër një më të thjeshtë e më të shkurtër. Nuk ka rregulla se si duhet të shkruani tekstin dhe sipas Bright Side, kjo është arsyeja pse mënyra se si i shkruani këto mesazhe mund të tregojë se çfarë lloj personi jeni, shkruan abcnews.al.
Ju pëlqen të shkruani tekste të gjata.
Për ju, shkrimi i teksteve të gjata është i rëndësishëm pasi tregoni ndjenjat dhe mendimet tuaja. Ju jeni një person i ndjeshëm dhe i shihni fjalët si një mjet kuptimplotë dhe i fuqishëm. Miqtë tuaj e dinë që jeni i sjellshëm dhe i dhembshur, dhe janë të sigurt se gjithmonë do të jeni aty për t’ju dhënë atyre këshilla sa më të mira.
Përdorni fjali të shkurtra.
Shokët tuaj ju njohin si ai që shkruan mesazhe të shkurtra si, “ok”, “jo” dhe “po”. Ju nuk i stërholloni gjërat për t’i bërë të duken më mirë, por jeni të hapur dhe të sinqertë, gjë që është një cilësi unike. Thjesht nuk luani me fjalët tuaja dhe për këdo që kërkon këshillën ose mendimin tuaj, ju gjithmonë thoni të vërtetën.
Ju pëlqen të përdorni emojis.
Jeni të fiksuar pas emoji-ve dhe nëse do të mundeshit, nuk do të përdorni fjalë fare. Kjo për shkak se emojet janë më ekspresive. Ashtu si këto simbole të lezetshme, ju jeni mbingarkuar me emocione. Nuk mendoni dy herë para se t’u thoni njerëzve se si ndiheni. Edhe nëse jeni të stresuar ose të trishtuar, të gjithë rreth jush do ta vënë re këtë gjë.
Tregoheni shumë të kujdesshëm kur dërgoni një tekst.
Nuk mund të rrish pa i mbyllur fjalitë e tua pa një “lol” ose ” haha “. E bëni këtë sepse nuk jeni të sigurt se si personi me të cilin po flisni, do ta interpretojë mesazhin tuaj. Nuk doni të dukeni të vrazhdë, kështu që këto lloj frazash duken të domosdoshme. Ju pëlqen t’i bëni njerëzit të lumtur, por duhet të dini kufijtë tuaj dhe nganjëherë duhet të jeni më të ndershëm dhe të përparuar dhe të mos fshiheni pas “haha-ve”.
Jeni shumë të zënë për t’iu përgjigjur teksteve.
Ju jeni shumë të zënë për t’iu përgjigjur teksteve, dhe madje edhe nëse keni arritur ta bëni atë, me siguri tashmë jeni shumë vonë dhe madje edhe miqtë tuaj kanë filluar të ankohen. Kjo do të thotë që ju jeni një person i mbingarkuar me punë.
Shkruani vazhdimisht.
Ju pëlqen të shtoni edhe njerëz të tjerë kur flisni me dikë. Kjo do të thotë se jeni të guximshëm dhe gjithmonë shkoni pas asaj që ju pëlqen. Ajo që ju bën të veçantë është se jeni bindës dhe nuk keni frikë të merrni nën kontroll jetën tuaj. Sidoqoftë, ky personalitet ndonjëherë mund të cilësohet si i padurueshëm, dhe prandaj duhet ta mbani mend këtë gjë, para se të dërgoni tekstin tuaj. /abcnews.al/