Talat Xhaferi është rizgjidhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut edhe për 4 vite të tjera.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase ndërsa raportohet se Xhaferi u zgjodh me 62 vota “pro” dhe 43 vota kundër.
Për zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit votuan 62 deputetët e Koalicionit qeverisës. Ata ishin 46 nga Koalicioni “Mundemi”, 15 nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSH.
Koaliconi ASH-AAA kishte lajmëruar më herët se nuk do të merrte pjesë në votimin e kryeparlamentarit.
Kryetari i Kuvendit në ditët në vijim duhet të caktojë edhe mbledhje për zgjedhjen e qeverisë së re. Afati i propozimit për zgjedhjen e qeverisë së re është data 2 shtator. /abcnews.al/