Një ndër personazhet publik që njihet për natyrën pa komplekse është padyshim Ronela Hajati. Këngëtarja ka patur një sukses të jashtëzakonshëm në muzikë, e cila ka sjellë një sërë hitesh ndër vite. Së fundmi, ylli i hitit “Vuj” ka paralajmëruar jo një, por katër këngë të reja.
Ajo ndau me ndjekësit në rrjete sociale një video të një prej klipeve që po xhiron, ku duket si gjithmonë e kuruar deri në detaj. Por, ajo që ka rënë gjithashtu në sy, është komenti që një ndjekëse i ka bërë: “Dobësohu pak zemër se më super do dukesh”, ndërkohë që Ronela nuk e ka lënë pa një përgjigje , e cila shkruan me ironi: “Nesër”.
Kujtojmë që Ronela publikoi një muaj më parë, këngëtarja publikoi këngën më të re, një dedikim me rastin e 100-vjetorit të skuadrës së Tiranës. Hajati ka qenë në qendër të vëmendjes pas ndarjes nga Young Zerka. Ishte vetë Ronela që konfirmoi thashethemet që qarkullonin prej kohësh se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare. /abcnews.al/