Një satelit tregtar ka kapur nga mijëra metra lartësi pamje e një nëndetëseje berthamore kineze duke u futur në një tunel nëntokësor në detin e Kinës Jugore duke shkaktuar mjaft shqetësim në Pekin.
Siç raporton CCN, sateliti i kompanisë amerikane “Planet Labs” shkrepi rastësisht foto të momentit kur nëndetësja bërthamore kineze “T-093” ishte duke u futur nën bazën e saj detare “Yulin” në ishullin Hainan, 450 kilometra në jug-perëndim të Hong Kongut.
Kjo është nga rastet e rralla kur një satelit tregtar kap pamje të një rendësie të tillë ushtarake, gjë e cila ka shkaktuar shqetësim edhe në Pekin, shkruan abcnews.al.
Fillimisht pamjet u publikuan në rrjetet sociale duke marrë mjaft komente satirike, deri në momentin kur ato u analizuan nga ekspertë ushtarakë duke zbuluar se bëhej fjalë për fotografi të vërteta dhe se bëhej fjalë për tip nëndetësesh të rendësishme të marinës kineze. /abcnews.al