Besa e Kavajës po përforcohet në prag të sezonit të ri futbollistik. Së fundmi verdhezinjtë kanë nënshkruar me mesfushorin Jetmir Sefa, një lojtar që ka fituar edhe titullin kampion me Tiranën e Skënderbeun.
33-vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Dinamos, ndërkohë që në Kategorinë e Parë ka luajtur edhe me Kamzën para pak vitesh. Sefa pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Superiore, ndërkohë që një sezon është aktivizuar edhe me Lirinë e Prizrenit në Dardani.
Besa ka përforcuar edhe sulmin, pasi ka nënshkruar një brazilian. Kaina Nunes, pas eksperiencave në ligën e tretë portugeze, do të luajë në Shqipëri. Shtatlarti, 23 vjeç, ka mbërritur në Shqipëri dhe ka firmosur menjëherë me kavajasit. / abcnews.al