Një javë pas publikimit të bashkëpunimit me Finem, Stresi ka paralajmëruar një tjetër këngë, për të cilën thotë se do të jetë një “hit që do të mbahet mend shumë gjatë”. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me një artiste të re, Melisa Halilaj.
“Më në fund hit i hiteve që do të mbahet mend gjatë mbaroi!!! Kënga titullohet “A t’ka marr malli”. E kam ftuar në bashkëpunim sepse e meriton dhe ju prezantoj talenten e ardhshme Melisa Halilaj.”, ka shkruar Stresi.
Reperja e re në moshë do të debutojë me një artist mjaft të pëlqyer si Stresi, me këngën që mban titullin “A t’ka marr malli”. Shpeshherë Melissa ka deklaruar se frymëzimi i saj më i madh është reperja e njohur, Tayna. /abcnews.al/