AutoX nis shërbimin e taksive autonome

schedule19:25 - 20 Gusht, 2020

schedule 19:25 - 20 Gusht, 2020

Kompania Auto X ka lançuar shërbimin RoboTaxi, që do të jetë në dispozicion të publikut të gjerë për udhëtime në Shangai. Shërbimi i taksive vetëdrejtuese do të ofrohet në zonën Jiading të vendit.

AutoX ka arritur një marrëveshje me autoritetet për të lejuar funksionimin e një flote me 100 automjete. Qytetarët mund të prenotojnë AutoX RoboTaxi përmes AutoNavi, aplikacioni i hartës dhe prenotim-transportimit në pronësi të Alibaba-s, shkruan abcnews.al.

AutoX RoboTaxis

Për të mbështetur fillimin e shërbimit pilot të RoboTaxi për publikun, AutoX gjithashtu ka filluar një partneritet strategjik me Letzgo, një kompani e madhe e flotës taksi me qendër në Shanghai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!