Veprimi i fundit i ndërmarrë nga Angelina Jolie, duket se e ka acaruar në maksimum Brad Pitt, për të cilën është shprehur se ka shkuar “shumë larg” me procedurat e tyre të divorcit. Siç raportojnë mediat e huaja, aktorja 45-vjeçare ka kërkuar që gjykatësi që po merret me çështjen e tyre të përjashtohet sepse mendohet të ketë një lidhje me avokatin e Brad Pitt, me pretendimin se nuk është i paanshëm.
Kjo me sa duket e ka acaruar 56-vjeçarin, pasi beteja e tyre gjyqësore duket se do të marrë një kthesë drejt një shtegu më të hidhur, dhe në këtë mënyrë do të shtyhen dhe më tej procedurat finale të divorcit.
“Brad thotë se kësaj here Angelina ka shkuar shumë larg këtë herë. Nuk i ka lënë opsion tjetër veçse të luftojë edhe më fort.“, tha një burim për Us Weekly. Angelina ka pretenduar në dokumente gjyqësore që paraqiti më 10 gusht se gjykatësi John W. Ouderkirk nuk kishte zbuluar se ka një marrëdhënie pune me një nga avokatët e Pitt. /abcnews.al/