Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda nuk pranoi kërkesën e avokatit të Mario Meshinit për lirimin e tij. Pala mbrojtëse e Meshinit, një nga të arrestuarit, pas vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë, kishte paraqitur këtë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë, duke argumentuar se nuk ka asnjë provë që të implikojë përfshirjen e Mario Meshinit në këtë ngjarje.
Por gjykata e Apelit për Krime të Rënda e rrëzoi këtë kërkesë, duke e lënë të riun në burg. Mario Meshini, sipas prokurorisë, dyshohet se nxorri në pritë Devi Kasmin pranë shtëpisë së tij.
Veç Mario Meshinit, në qeli për të njëjtën vrasje janë edhe shtetasi grek, Efthimios Efthimiu, që akuzohet si ekzekutori i Devi Kasmit si dhe shqiptarët Elton Halipaj, Elton Hoxhallari dhe Malvin Dinellari, që dyshohen si bashkëpunëtorë të tij në krim./abcnews.al