Është mbyllur sfida miqësore mes Partizanit dhe Korabit, me të dyja skuadrat që kanë shënuar nga një gol dhe janë ndarë në barazim. Të dy golat, janë shënuar që minutat e para të takimit.
Ishin fillimisht lojtarët e Korabit që gjetën rrjetën, që në minutën e dytë të takimit. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Xhulio Skuka, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Partizani nuk u shokua nga pësimi i këtij goli të shpejtë dhe arriti të barazojë pas vetëm katër minutash. Braziliani Cordeiro shënoi golin e parë në epokën “Daja”, por Partizani më pas nuk ia doli që ta fitojë takimin. Në tribunë, ishte i pranishëm dhe sulmuesi Jasir Asani, i cili u rikthye nga huazimi tek ekipi i AIK në Suedi./abcnews.al
Miqësore, 19 gusht 2020
Partizani – Korabi 1-1
Cordeiro 6’ / Skuka (p) 2’