Rreth 3000 muxhahedinë iranianë do të strehohen në kampin që ka nisur të ndërtohet në zonen e Manzës. Nderkohe qe askush nuk lejohet te afrohet prane vendndodhjes se tyre per arsye sigurie. Leja për ndërtimin e kampit të strehimit te muxhahedinëve iraniane është dhënë. Manza e Durrësit është parë nga këshilli kombëtar i Rregullimit të Territorit, si vendi më i pershtatshëm . Puna ka kohe që ka nisur. Ketu po punohet me intesitet të lartë. Terreni është bërë gati, ndersa godinat po ngrihen. Pergjegjësit e punimeve tregohen të rezervuar në dhenie informacioni me pretendimin se cenohet siguria e tyre nese tregohet vendndodhja. Ne këte vend me perfundimin e punimeve pritet të strehohen rreth 3000 muxhahedinë që jetojnë në vendin tonë. Aktualisht ky komunitët është i vendosur në dy rezidenca në Tiranë.
Nis ndërtimin kampi në Manzë për strehimin e 3000 muxhahedinëve iranianë
schedule16:43 - 21 Tetor, 2017
schedule 16:43 - 21 Tetor, 2017