Me Covid-19 gjithnjë prezent, Rakacolli flet për raportin me bashkëshortin mjek

schedule14:21 - 19 Gusht, 2020

schedule 14:21 - 19 Gusht, 2020

Zv. ministrja e Shëndetësisë dhe njëherësh kryetare e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli foli për situatën e koronavirusit në vend, ndërkohë që shifra vijojnë të jenë të lartë.

Përpos kësaj, gazetarja Suela Demiri në fund të intervistë e pyeti Rakacollin edhe për jetës e saj private, pasi bashkëshorti i saj është drejtues i spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Pyetjes se si bashkëjetohet në familjen e tyre me Covid-19 gjithnjë prezent, Rakacolli iu përgjigj duke thënë se tashmë çdo gjë është kthyer në rutinë dhe se ata janë duke bërë detyrat e tyre, pavarëisht vështirësive.

LEXO EDHE: Rakacolli: Është rritur numri i testeve Covid, hetimi epidemiologjik nuk ka ndryshuar

Suela Demiri: Të ndalemi në përvojën tuaj personale, bashkëshorti juaj drejtor te Sanatoriumi, ju drejtuese e Komitetit Teknik, si është bashkëjetesa juaj në familje me Covid gjithnjë prezent.

Mira Rakacolli: Mua nuk më ka pëlqyer asnjëherë të flas për jetën private, ashtu sikurse nuk më pëlqen të dëgjoj për jetën e të tjerëve. Në shtëpi njerëzit janë bashkëshortë, jetojnë kërkojnë të jenë suport i njëri-tjetrit. Natyrisht, si çdo grua tjetër që ka burrin ose si ço burrë që ka gruan në vijën e parë jemi të gjithë të merakosur për shëndetin. Edhe unë kam kontakt me njerëz që janë në vijën e parë. Ne kemi një moshë, jemi të vjetër në profesion. Kjo është puna jonë e përditshme, do çohemi në mëngjes do bëjmë detyrat siç i kemi bërë gjithë jetën, me përkushtim, me dashuri në radhë të parë dhe pastaj pjesa jonë është mision. Do sëmuremi, do sëmuremi. Ne bëjmë detyrat tona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!