VIDEO/ Dhunë dhe vjedhje pasi PSG shkoi në finale, arrestohen 36 tifozë

schedule13:18 - 19 Gusht, 2020

schedule 13:18 - 19 Gusht, 2020

PSG u kualifikua në finale të Champions League dhe kjo solli rrëmujë të madhe në kryeqytetin francez. Policia ka ndaluar 36 persona me akuzat e dhunës dhe vjedhjes, kryesisht në sheshin Elysees.

Tifozët ishin mbledhur të festonin dhe ndërhyrja e policisë për t’i shpërndarë hasi në rezistencën dhe zemërimin e tyre. Tre prej të arrestuarve ishin të mitur.

Eric Dupond-Moretti, Ministri i Drejtësisë në Francë, ka reaguar pas asaj që ka ndodhur: “Disa veshin një fanellën që natën e kaluar bëri krenar një qytet e madje një vend. Ata e bëjnë këtë me çnderim. Drejtësia do të jetë e vëmendshme dhe prokurori i Parisit do të nxjerrë në gjyq autorët e këtyre abuzimeve në Champs Elysees”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!