“Iki kundër dëshirës sime, mos lini asnjë të shëtisë fanellën”, Canka nuk duron më

schedule12:40 - 19 Gusht, 2020

schedule 12:40 - 19 Gusht, 2020

Mikel Canka e mbyll me Lushnjën, jo siç do të donte. Kështu shprehet vetë sulmuesi, i cili ka vendosur ta komunikojë vendimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. Autori i 16 golave sezonin e shkuar thekson se ndaj tij po bëheshin padrejtësi, ndërkohë që ka edhe një mesazh për ultrasit e ekipit verdhejeshil.

“Të dashur miq dhe dashamirës të ekipit tonë të zemrës, Lushnja . Doja të ju bëja me dije që nga sot nuk jam me pjesë e ekipit. Dhe pse kundra dëshirës sime! Kisha menduar një fund ndryshe, por shumë të papritura dalin rrugës. E mora vetë këtë vendim, se nuk mund t’i pranoj padrejtësitë në kurrizin tim.

Sepse kam dhënë shpirtin për ato ngjyra. Nuk dua të flas më tepër secc më takon, kështu që i uroj shumë suksese ekipit të Lushnjës. Një ditë do doja që ekipi im i zemrës të jetë sa më lart, aty ku i takon dhe stadiumi të mbushet si në kohet e bukura gjatë këtyre viteve që kemi pushtuar çdo vend të Shqipërisë.

Është paksa shpejt për të të thënë lamtumirë. Dhe kam menduar ta vazhdoj karrierën akoma, sa të më jepet mundësia e për aq kohë që do jem këtu. Një falënderim për më të mirët në vend, Ultras DELEGATËT. Kurrë mos ju ndani ekipit, mbështeteni sicc dini ju dhe mos lejoni që fanella e Lushnjës të shëtitet sa për sy e faqe. Me respekt, Mikel Canka”, shkruan sulmuesi në postimin e tij. /abcnews.al