“Barcelona dhe Ronald Koeman kanë arritur marrëveshjen që holandezi të drejtojë ekipin e parë deri më 30 qershor të vitit 2022”, ky ëshët njoftimi i klubit katalanas, që tashme e ka zyrtarizuar pasuesin e Quique Setien në pankinë. Në orën 18:00, Koeman pritet të prezantohet para mediave.
Te Barcelona vënë në dukje eksperiencën e Koeman, ndërkohë që nuk harrojnë lodhjen që ai ka me klubin. “Legjenda Blaugrana, heroi i Wembley, njeriu që i dha Barcelonës fitoren e parë në European Cup (Champions League tani) rikthehet në Campn Nou. Këtë herë vjen si një trajner me 20 vite eksperiencë dhe me 8 trofe në CV-në e tij”, thuhet më tej në deklaratën e klubit katalanas.
Koeman në vitin 1998 ka qenë asistent te Barcelona, ndërkohë që ka drejtuar edhe ekipin B të spanjollëve. Holandezi ka drejtuar edhe skuadra si Vittesse, Ajax, Benfica, PSV, Valencia, AZ Alkmaar, Feyenoord, Southampton dhe Everton.
? Welcome home, @RonaldKoeman!
?❤️ #KoemanCuler— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 19, 2020
LËVIZJA TJETËR – Eric Abidal u shkarkua një ditë më parë si drejtor teknik i Barcelonës dhe ditën e sotme ka ardhur edhe njoftimi për pasuesin e tij. Ramon Planes ka marrë pozicionin e francezit dhe në fakt bëhet për nëj gradim, pasi ai ishte ndihmës i Abidal.
Planes kishte që në vitin 2018 te katalanasit, pas një eksperience te Granada. Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Espanyol, Racing Santander, Alaves, Lleida, Elche dhe Rayo Vallecano. Gjithashtu në sezonin 2014-15 provoi një eksperiencë në Premier League, te Tottenham. /abcnews.al
❗ LATEST NEWS – Ramon Planes, new technical director for Barça pic.twitter.com/JQq6Z9r7xb
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 19, 2020