Dy tërmete të fuqishme me madhësi 6.8 i shkallës Rihter kanë goditur Indonezinë. Tërmeti i parë ishte me madhësi 6.8 dhe ndodhi në 1:23 pas mesnatës (4:23 me kohën lokale në mëngjes), me një epiqendër 131 kilometra në jug-perëndim të qytetit të Bengkulu, ndërsa thellësia 10 km.
Tërmeti i dytë ishte gjithashtu me madhësi 6.8 Richter dhe ndodhi në 1:29 pas mesnatës (4:29 me kohën lokale), me një epiqendër 130 kilometra në perëndim të qytetit Bengkulu dhe një thellësi prej 10 kilometrash.
Autoritetet nuk dhanë asnjë paralajmërim për tsunami. Kujtojmë se Indonezia ndodhet në të ashtuquajturin “Unaza e Zjarrit”, një zonë ku pllaka tektonike kryqëzohen dhe ka aktivitet intensiv sizmik dhe vullkanik.
Në vitin 2018, një tërmet me madhësi 7.5 që pasoi një cunami në ishullin Kelevi (ose Sulawesi) shënoi 4.300 të vdekur dhe të mijëra zhdukur.
Në vitin 2004, një tërmet shkatërrues 9,1 shkallë në brigjet e Sumatra shkaktoi një tsunami, duke vrarë të paktën 220,000 njerëz në rajon, përfshirë 170,000 në Indonezi. /abcnews.al

