Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut.
Majko shkruan se kjo marrëveshje ngjall shpresë që postet politike t’u japin shqiptarëve më shumë hapësirë për të drejtat legjitime.
“Marrëveshja për qeverisjen e re të Maqedonisë së Veriut është një hap në drejtimin e duhur.
Ajo ngjall shpresë që postet politike tu japin shqiptarëve më shumë hapësirë për të drejtat e tyre legjitime.
E rëndësishme është që kjo marrëveshje të parashikojë por dhe të mos humbë atë që ka para syve.
Urimet më të mira për këtë fillim”, shkruan Majko./abcnews.al