Owen Hargreaves, analist i BT Sport, tha pas ndeshjes mes Interit dhe Shakhtar se Lautaro Martinez, do të ishte perfekt për skuadrën e Manchester Cityt. Ish-mesfushori anglez tha për BT Sport:
“Unë e di se Manchester City po kërkon një zëvendësues për Agueron. Lautaro Martinez është lojtari ideal për këtë pozicion. Ai ka gjithçka, është i shkathët, një finalizues vdekjeprurës. E përsëris, ai ka gjithçka, edhe pse është vetëm 22 vjeç.
Lautaro është lloji i lojtarit që i bën punë Barcelonës dhe Manchester City në të njëjtin rol. Secila skuadër do të merrte një lojtar me të vërtetë të veçantë. Të presim e të shohim si do të evoluojë kjo pistë mjaft intriguese e merkatos”, u shpreh Hargreaves./abcnews.al