Rrjeti social “Facebook” është kompania e fundit, e cila ka dal kundër tarifave të Apple-s për blerjet brenda aplikacioneve.
Thuhet se pronarët e bizneseve mund të planifikojnë një event online dhe të tarifojnë ndjekësit për akses në të. Por “Facebook” deklaron se bizneset nuk mund të përfitojnë shumë nga opsioni i ri. Kjo për shkak të politikave që Apple aplikon mbi zhvilluesit.
Nga ana tjetër “Facebook” thotë se nuk do të marrë asnjë pjesë prej bizneseve, por Apple do të marrë pjesën e vet për blerjet brenda aplikacioneve në Facebook për iOS.
“I kemi kërkuar Apple të reduktojë tarifën 30% të App Store, ose të na lejojë të ofrojmë Facebook Pay, në mënyrë që të absorbojmë kostot e bizneseve gjatë pandemisë”, shkruan “Facebook”./abcnews.al

