Humbi betejën me Covid-19, Ylli Ndroqi dedikim prekës për të vëllanë: Pse ike kaq shpejt

schedule09:31 - 18 Gusht, 2020

schedule 09:31 - 18 Gusht, 2020

Ylli Ndroqi ka bërë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të të vëllait Lulzim Pasmaçiu i cili humbi betejën me koronavirusin.

Ai e cilëson atë si gjysmën pa të cilën nuk do ishte ai që është sot.

Lulzim Pasmaçiu u ndanga jeta mëngjesin e sotëm, pak ditë pasi ishte shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi.

“Përse më braktise vëllai im i shtrenjtë. Unë isha i fortë sepse luftoja me vëllain tim. Isha gëzim sepse vëllai im nuk më la kurrë në errësirë. Ishim unë dhe ti.

Çfarë do të bëhet me mua tani, Luli im? Vëllai im, gjysma ime…Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im, përse u ngjite lart kaq shpejt, përse? Përse  Zoti të mori, përse na le bosh? Si do ja bëj vëllai im, si do ja bëj unë pa ty?”, shkruan Ylli Ndroqi.

Vëllai im, gjysma ime…Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im, përse u ngjite lart kaq shpejt, përse? Përse  Zoti të mori, përse na le bosh? Si do ja bëj vëllai im, si do ja bëj unë pa ty?”, shkruan Ylli Ndroqi./abcnews.al