Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa ka shpëtuar dy grave që u gjendën në rrezik në një plazh të Algarve.
Presidenti, 71 vjeçar u fotografua të shtunën duke notuar, ndërsa shpëtoi dy gratë që rrezikonin të mbyteshin.
Presidenti sapo kishte folur me gazetarët në plazhin Praia do Alvor kur vuri re gratë që po rrezikonin të mbyteshin.
Kamerat kapën momentin kur ai notoi në det për t’i ndihmuar ato. Ndërsa Presidentit iu bashkuan edhe dy persona të tjerë që asistuan për të shpëtuar gratë.
Ai më vonë u tha gazetarëve se gratë ishin përfshirë nga rrymat nga një plazh fqinj. Ai paralajmëroi se gratë duhet të jenë të kujdesshme në të ardhmen.
Presidenti Rebelo de Sousa aktualisht është me pushime në Algarve në një përpjekje për të promovuar turizmin atje.
Ekonomia e Portugalisë mbështetet shumë në industrinë e saj të turizmit, e cila është ndikuar shumë nga pandemia e koronavirusit. /abcnews.al