Një vatër koronavirusi u zbulua në një strukturë me drita të kuqe, në zonën turistike spanjolle Alcázar de San Juan.
Mediat vendase raportojnë se tetë prostituta rezultuan pozitive ndaj koronavirusit, por tashmë autoritetet janë në vështirësi për të gjurmuar të gjithë klientët e tyre.
Deri më tani klientët, për t’iu nënshtruar tamponit, nga frika se mos krijohen konflikte në familjet e tyre.
Rastet pozitive janë të izoluara dhe po ndiqen edhe katër kontakte, por frika në këtë bashki është se shumë burra që kanë vizituar bordellon, të vendosur në periferi të qytetit, ditët e fundit, nuk nuk i janë përgjigjur apelit të institucioneve për të bërë tamponin.
Vendasit janë të bindur që klientët janë shumë më tepër sepse klubi i prostitucionit, është shumë i njohur.
Këshilli i Qytetit Alcazar, po përpiqet të parandalojë përhapjen dhe ka njoftuar se do të shpërndajë maska të ripërdorshme te nxënësit e shkollave midis 3 dhe 12 vjeç kur të fillojë viti i ri.
Alcázar de San Juan është një qytet me rreth 30 mijë banorë, i vendosur në provincën e Ciudad Real, i cili tërheq turistë ndërkombëtarë për historinë, natyrën dhe aktivitetet argëtuese të tij. /abcnews.al