“E dija se Rangnikc do refuzonte”, ish-milanisti zbulon prapaskenën

schedule15:58 - 17 Gusht, 2020

schedule 15:58 - 17 Gusht, 2020

Ralf Rangnick mori një ofertë nga Milani dhe ishte thuajse e sigurt që gjermani do të drejtonte kuqezinjtë sezonin e ardhshëm. Në Itali kishin nisur të mendonin për një tjetër ekip, me të rinj dhe frymë tjetër.

Gjithsesi, rezultatet e mira të Milanit me Piolin e ndryshuan situatën. Kjo trazoi gjithçka, ndërkohë që Rangnick donte të ishte thjesht trajner e jo trajner-menaxher. Massimo Morales, ish-zbulues talentesh i Milanit dhe Bayern Munich, tregon se e dinte se gjermani do refuzonte.

“Unë do të isha pjesë e stafit të Rangnick në Milani. E dija më parë se nuk mund të arrihej një marrëveshje dhe ishte zgjedhja e Ralf të tërhiqej nga ajo lëvizje. Ai donte të bënte thjesht rolin e trajnerit”, shprehet Morales./abcnews.al