U përfol se la Norën për modelen e njohur, flet për herë të parë Robert Berisha

schedule15:38 - 17 Gusht, 2020

schedule 15:38 - 17 Gusht, 2020

Këngëtari Robert Berisha, i njohur edhe si ish-bashkëshorti i Nora Istrefit  u kthye në qendër të mediave rozë pasi u përfol për një lidhje dhe më pas ndarje me modelen Xhesika Kadiu.

Në një intervistë për revistën “Who”, ai shprehet se është beqar dhe mohon të gjitha lajmet rreth tij dhe modeles.

“Nuk jam në një lidhje edhe pse portalet flasin për mua. Ata e dinë më mirë jetën time private se unë”, tha Berisha.

Më tej, ai ka shtuar se nuk del natën dhe nuk gjuan vajza.

“Nuk dal natën dhe nuk gjuaj. Muhabet bëj vetëm me ata persona që kemi dalë bashkë dhe jam shumë i mirë në muhabet dhe ‘funny’. Mundohem që t’i argëtoj e të kalojmë sa më mirë”, përfundoi këngëtari.

Kujtojmë që ndarja e Robertit dhe Norës ka qenë një ndër ngjarjet më të rëndësishme të showbiz-it shqiptar, e cila nuk u prit mirë nga fansat./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!