Ronald Koeman ka mbërritur një ditë më parë në Spanjë, ndërkohë që sot drejtuesit e Barcelonës kanë pasur një takim të rëndësishëm. Shkarkimi i Quique Setien ka mbetur vetëm të zyrtarizohet.
Nga Spanja janë të sigurt se Koeman është trajneri i ri. Gazetari i ESPN, Moi Llorens, në llogarinë e tij në “Twitter” e thotë qartë se holandezi është i përzgjedhuri për pankinën e Barcelonës.
Koeman será el entrenador del Barça
— moisESPN (@moillorens) August 17, 2020
Koeman momentalisht është edhe në krye të Holandës, ndërkohë që është përfolur edhe më parë për të drejtuar ish-ekipin e tij. Kandidatë të tjerë për stolin ishin edhe Xavi dhe Mauricio Pochettino, por në fund drejtuesit kanë preferuar holandezin. /abcnews.al