Mbyllet gjykata e Apelit në Vlorë, konfirmohet një rast me Covid-19

schedule14:14 - 17 Gusht, 2020

schedule 14:14 - 17 Gusht, 2020

Covid-19 vijon të prekë institucionet në vend. Ditën e sotme Inspektoriati Shëndetësor Shëndetësor ka mbyllur gjykatën e Apelit në Vlorë.

Shkak për mbylljen është bërë pasi është konfirmuar pozitiv me koronavirus një punonjës në këtë institucion.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se pritet përgjigje e testit edhe për tre punonjës të tjerë të dyshuar në gjykatën e Apelit.

Gjykata pritet të qëndrojë e mbyllur deri në datë 31 gusht.

Po ashtu, është mbyllur edhe një pjesë e institucionit të AKU në Vlorë. Kati i dytë i AKU është mbyllur për shkak të rasteve të konfirmuar me Covid -19.

Numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-9 vijon të jetë i lartë në vend.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje 120 raste të reja dhe 3 humbje jete në dy spitalet Covid. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!