“U lodhe me trofetë në fushë, do fitosh si Galliani”, Batha “ngacmon” Osmanin

schedule12:59 - 17 Gusht, 2020

schedule 12:59 - 17 Gusht, 2020

Tefik Osmani e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe drejt tij kanë mbërritur mesazhe të shumta, nga tifozë dhe lojtarë që kanë qenë në një skuadër me të ose kundërshtarë.  Nuk mungojnë edhe batutat. Idriz Batha, shok skuadre me Osmanin sezonin e fundit te Tirana, e ngacmon nga rrjetet sociale dhe parashikon një të ardhme të ndritur të korçarit si drejtues klubi.

“U lodhe duke fituar në fushë, më duket tani do fillosh të fitosh si Galliani”, shkruan Batha, ndërkohë që poston një foto të tijen me Osmanin pas fitimit të titullit kampion. Mbrojtësi kohët e fundit është parë krah presidentit të Tiranës, Refik Halili, duke lënë të kuptohet se mund të marrë një rol drejtues te kampionët e vendit.

 

Postimi i Bathës në Insta Story

NJOFTIMI I OSMANIT – “Si çdo fëmijë i vogël, edhe unë kam pasur ëndërr që të luaja futboll. Këtë ditë nuk e kisha ëndërruar kurrë… Mbaj mend shumë gjëra, por momenti më i bukur është kur babai im më ka çuar me biçikletë te stadiumi Skënderbeut kur unë isha vetëm 8 vjeç.

Nga aty filluan ëndrrat e mia, kur luajta me Skënderbeun, Bylisin, Tomorin, Elbasanin, Metalurg Zaporozhe, Partizanin, Tiranën, Teutën dhe Vllazninë. Emocion i madh ka qenë kur vesha fanellën e kombëtares U15, U17, U19, U21 dhe A të Shqipërisë.

Dua të falënderoj të gjithë trajnerët që më kanë stërvitur dhe edukuar. Dua të falënderoj të gjithë Lojtarët që unë kam luajtur. Dua të falënderoj të gjithë presidentët. Në fund falënderoj të gjithë tifozët, si ata që më kanë përkrahur, si ata kundërshtarë. Pa ju kjo lojë nuk do ishte kaq e bukur dhe me emocion. Faleminderit nga Tefik Osmani”, shkruante një ditë më parë korçari në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!