Në Maqedoninë e Veriut vijojnë diskutimet mes LSDM-së dhe BDI-së për të formuar qeverinë e re. Në një intervistë me gazetaren Suela Demiri, analisti Baton Haxhiu foli për klimën politike atje.
Haxhiu tha se marrëveshja është për kryeministër shqiptar në vitin e fundit të mandatit. Siç thekson analisti, e rëndësishme është që shqiptarët do të marrin zv.kryeministrine parë, ministrin e Financave dhe atë të Jashtëm.
“Është LSDM, BDI dhe PDSH të tria partitë politike kanë arritur kuotën e 62 deputetëve për të marrë pëlqimin dhe për të votuar qeverinë. Qeveria ka disa risi. Besoj se kryetari i Kuvendit do tu takojë shqiptarëve. Natyrshëm që do i takojë për herë edhe ministria e Financave dhe nënkryetari i parë i qeverisë. Që është një avancim i jashtëzakonshëm. Përpjekjet janë që viti i fundit ti takojë edhe kryeministrit që të jetë shqiptar, viti i katërt, besoj se ka një marrëveshje mes Zoran Zaev dhe palës shqiptare, por kjo nuk do të konfirmohet për shkak të natyrës së votimit. Ky model besoj se do të jetë i përmbyllur gjatë kësaj jave.
Nuk është me rëndësi viti, por ajo që të arrihet. Dhe kjo do të jetë një arritje për shqiptarët. E rëndësishme është që së pari të ndërtohet një qeverise dhe pastaj qeverisja me 3 vjet do të përfundojë në vitin e fundit me një kryeministër shqiptar. Unë mendoj se ambiciet për ta bërë kryeministrin që në fillim do të bashkonte partitë maqedonase dhe do të krijonte një përplasje gati etnike të pakthyeshme.
Zv.kryeministri është një arritje dhe pastaj ministri i Financave, pasi qeveritë shqiptarë janë ankuar që buxheti shpërndahet në mënyrë të padrejtë dhe ministri i Jashtëm”, tha Haxhiu.
I pyetur se përse u tërhoq Ali Ahmeti për të pasur një kryeministër shqiptar që në vitin e parë, Haxhiu tha se kjo ka qenë e pritshme. Sipas tij një gjë e tillë do të bashkonte partitë maqedonase dhe votat e tyre nuk do të lejonin zgjedhjen e kryeministrit shqiptar.
Po ashtu, analisti shprehet se kjo nuk është periudha e përshtatshme për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
“Ka qenë e pritshme dhe e dyta strategjikisht bashkimi i partive maqedonase, votat e tyre nuk do ta lejonin një kryeministër shqiptar. Ky stad
Zv kryeministri i parë do të përfundojë gjatë këtij mandati dhe zv kryeministri i parë do të fokusohet në realizonim e marrëveshjes së Ohrit. Ky projekt i BDI dhe PDSH me Zaevin do të jetë përpjekja e fundit për të arritur marrëveshje dhe për të krijuar projekt multi-etnik në Maqedoninë e Veriut.
Do të ketë një problem kryesor gjatë kësaj periudhe përfundimin e marrëveshjes me Greqinë dhe përfundimin e marrëveshjes me Bullgarinë. Kjo është edhe një nga arsyet që kryeministri nuk duhet të ishte shqiptar në këtë periudhë”, u shpreh ai. /abcnews.al