Situata në pikën Kufitare të Kapshticës paraqitet normale. Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton se janë të paktë qytetarët që kalojnë kufirin.
Një situatë e tillë vjen edhe për shkak të hyrjes në fuqi të regjimit të ri të vendosur nga qeveria greke.
Duke filluar nga dita e sotme çdo shtetas që futet në shtetin helen duhet të jetë i pajisur me përgjigjen e testit negativ për Covid-19.
Po ashtu është bërë e detyrueshme edhe karantinimi për 7 ditë.
LEXO EDHE: Frymëmarrje në Kakavijë, mëngjesin e sotëm kaluan vetëm dy automjete! Në fuqi rregullat strikte
Pas pothuajse tre ditësh në kaos, edhe pika Kufitare e Kakavijës i është rikthyer normalitetit.
Pala greke vendosi dje të punojë përtej orarit zyrtar, deri në kalimin e makinës së fundit në radhë, e cila doli në anën tjetër të kufirit në orën 00:40 të mëngjesit të sotëm. /abcnews.al