Merr fund kriza e Kakavijës, kalojnë të gjitha makinat: Rregullat strikte të futjes në Greqi nga sot

schedule00:52 - 17 Gusht, 2020

schedule 00:52 - 17 Gusht, 2020

Ka përfunduar pak minuta pas mesnatës së 16 gushtit kalimi ne anën greke i të gjitha makinave që prisnin prej ditësh në radhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes në 24 orët e fundit në këtë pikë kufitare kanë kaluar 3325 persona dhe 1629 mjete, duke bërë kështu që në orën 00:40 operacioni për kalimin e tyre drejt Greqisë të përfundojë.

Siç bën me dije direkt nga Kakavija gazetari i Abc News Juxhin Mustafaraj, duke filluar nga dita e sotme, të gjithe qytetarët qe duan të kalojnë për në Greqi duhet t’i nënshtrohen rregullave të reja anti-Covid të vendosura nga shteti grek.

Çdokush duhet të ketë një tampon negativ për koronavirusin si edhe të bëjë një karantinë prej 7 ditësh.

Abc News dhe Abcnews.al ndoqën nga afër krizën e Kakavijës duke dërguar atje korrepondentët si edhe një staf të posaçëm nga Tirana duke u bë zëri kryesor i shqiptarëve gjatë kësaj krize./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!