Stipe Miocic mposht Daniel Cormier dhe konfirmohet kampion bote në peshën e rëndë në MMA. Triumfi erdhi pas pesë raundeve, me vendim unanim të gjyqtarëve: 49-46, 49-46, 48-47. Përballja e UFC-252, e zhvilluar në Las Vegas, pritej me interes të madh.
Miocic ishte i vendosur për të fituar dhe e nisi duelin mirë, madje në raundin e dytë mund t’i kishte dhënë fund me “KO”. Cormier ishte me fat, pasi koha mbaroi dhe më pas iu desh të luftonte me syrin e dëmtuar.
"TIL I DIE" ?
? Stipe Miocic is the greatest heavyweight of all-time! #UFC252 pic.twitter.com/m5Xu2mxxsT
— UFC (@ufc) August 16, 2020
Miocic, me një rekord prej 20 fitoresh e tre humbjesh, ishte më lart në të gjitha raundet, çka u pasua edhe me votimin e gjyqtarëve në favorin e tij. Amerikani me origjinë kroate i përdori mirë aftësitë e tij në boks dhe e ruajti distancën me rivalin, duke e fituar duelin e tretë që zhvillonte me Cormier. /abcnews.al