Muriqi gjen golin në miqësore, tërhiqet legjenda e futbollit turk

schedule19:17 - 15 Gusht, 2020

schedule 19:17 - 15 Gusht, 2020

Fenerbahce ka zhvilluar një miqësore sot kundër Istanbulspor, ekip që garon në divizionin e dytë të futbollit turk. 4-0 për ekipin nga Stambolli u mbyll ky takim, me Vedat Muriqin autor të golit të dytë në minutën e 37-të.

Sulmuesi nga Prizreni po pret kalimin te Lazio, teksa një legjendë e Fenerbahce dhe e futbollit turk, është tërhequr nga futbolli. Emre Belözoglu i dha fund me futbollin e luajtur në moshën 39-vjeçare. “Faleminderit kapiten”, shkruan Fenerbahce, klub ku fantazisti kaloi shtatë sezone gjithsej.

Emre numëron 101 ndeshje dhe 9 gola të shënuar me kombëtaren e Turqisë, teksa ka provuar të luajë me skuadra si Interi (2001-2005), Galatasaray, Newcastle, Atletico Madrid dhe Basaksehir. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!