Është normalizuar situata në pikën kufitare të Kapshticës ku prej ditësh qytetarët shqiptarë vijonin të bllokuar, duke krijuar situata tensionuese dhe bllokim të qarkullimit.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për abcnews.al se situata në Kapshticë është normalizuar dhe se pala greke shtoi tashmë staf duke punuar me 5 sportele.
Situata është normalizuar dhe asnjë automjet nuk është më në radhë në këtë pikë kufitare.
Prej ditësh mijëra qytetarë shqiptarë prisnin për të kaluar në pikë Kufitare në Kapshticë.
Lexo edhe: Abc News në tokën neutrale në Kapshticë, asnjë masë e shtuar nga pala greke
Radhët në këtë kufi arritën deri në 3 km, ndërsa qytetarët u detyruar të prisnin në radhë dhe pa asnjë informacion.
Lexo edhe: Shkurtohet radha e makinave në Kapshticë, pala greke nisi punën me 4 sportele
Ndërkohë pas situatës së krijuar kaotike pala greke njoftoi për shtim të sporteleve e cila filloi të punonte me katër sportele për të bërë të mundur përshpejtimin e procedurave.
/abcnews.al/