Situata kaotike në Kakavijë, Basha: Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar

schedule15:20 - 15 Gusht, 2020

schedule 15:20 - 15 Gusht, 2020

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka shpërndarë deklaratën e Partisë Demokratike për situatën e rëndë me qytetarët shqiptarë në Kakavi.

“Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar. Turp!”,  shkruan Basha në TWitter .

Partia Demokratike e cilësoi vdekjen e 10-vjeçarit në Kakavijë,  si pasojë e një aksidenti rrugor një ngjarje e rëndë dhe humbje e madhe për familjarët e të miturit.

LEXO EDHE: Vdekja e 10 vjeçarit në Kakavijë, PD: Ngjarje e rëndë, alarm tragjik qeveria ka braktisur qytetarët

Sipas selisë blu një ngjarje  e tillë është alarm tragjik për braktisjen që qeveria u ka bërë qytetarëve të saj.

“Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë. Është në përgjegjësinë e qeverisë që Shqipëria u shndërrua në zonë të kuqe COVID, pasojë e të cilës është edhe kjo krizë humanitare në kufi”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PD-së.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!