Çifti i njohur Gjiko dhe Elita Rudi do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e kanë bërë të ditur burime për “Prive”, por asnjë nga dyshja nuk ka konfirmuar ende asgjë.
Elita është munduar të fshehë barkun e saj të rrumbullakosur në një postim në InstaStory, mirëpo në rrjet po qarkullon tashmë fotoja e plotë ku barku i moderatores është i dukshëm.
Mesa duket Zëri do të bëhet me një motër ose vëlla, gjithçka mbetet për t’u zbuluar me kalimin e kohës.
Mendohet se Elita është në muajin e katërt të pritjes së ëmbël dhe kurioziteti i fansave është rritur edhe më tepër./abcnews.al