Kaosi në Kakavijë, Xhaçka: Autoritetet janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke

schedule10:12 - 15 Gusht, 2020

schedule 10:12 - 15 Gusht, 2020

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar sërish këtë të shtunë në lidhje me situatën e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës dhe Kapshticë.

Xhaçka përmes një postimi në Facebook, shkruan se janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave për kalimin e kufirit nga ana e qytetarëve.

LEXO EDHE: Mijëra emigrantë në pritje për të hyrë në Greqi, qytetarët: Nuk kemi asnjë informacion

Ndërsa thekson se Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore dhe ushqimore.

Autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, ndërkohë Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenën sanitare në terren.

FA në krye të detyrës!”, shkruan ministrja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!