Vëllai i vogël i presidentit amerikan Donald Trump është shtruar në spital në New York dhe presidenti planifikon ta vizitojë atë të Premten, tha Shtëpia e Bardhë pa dhënë detaje.
“Po, ai është shtruar në spital,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deer, duke konfirmuar vizitën e pritur në spital pa e sqaruar gjendjen e Robertit.
Mediat ndërkombëtare e përshkruajnë gjendjen e Robert Trump si “shumë të sëmurë”, duke cituar burime të paidentifikuara. Ende nuk dihet sëmundja nga e cila vuan vëllai i Presidentit. /abcnews.al


