Ekipi i mjekëve italianë që shërbyen në Shqipëri përgjatë dy javëve bashkë me mjekët shqiptarë kanë bërë një apel të përbashkët për respektimin e masave mbrojtëse përgjatë pandemisë së koronavirusit.
Ata shprehen se duhet ndihma e të gjithëve për të kontrolluar këtë epidemi të rrezikshme, pasi së bashku jemi më të fortë.
Mjekët theksojnë se respektimi i këtyre masave nuk na mbron vetëm ne, por të gjithë qytetarët e tjerë pranë nesh
“Gjatë këtyre muajve kemi mësuar të njohim Covid-19. Punuam për ta kontrolluar epideminë por na duhet ndihma e të gjithëve.
E mjekëve, infermierëve, politikanëve dhe mbi të gjitha e qytetarëve. Së bashku jemi në të fortë.
Nëse numri i të infektuarve rritet, spitalet dhe terapitë intensive nuk do t’i kurojnë dot të gjithë ata që kanë nevojë.
Nëse mendon se je i fortë dhe virusi nuk të tremb, kemi nevojë për ty. Një stil i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm .
Vendosja e maskës nuk të mbron vetëm ty, mbron më të dobëtit dhe komunitetin.
Je aq i fortë sa të lash duart dhe të mbash një distancë sigurie me të tjerët. Je aq i fortë sa të mbash një maskë”, shprehen ata.
Epiki i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile përfunduan dje misionin e tyre në Shqipëri, ku ofruan eksperiencën e vyer për ekipet e mjekëve shqiptarë në spitalet COVID si dhe për menaxhimin dhe organizimin spitalor.
Grupi i ekspertëve zhvilloi veprimtari konsulence dhe ndihmoi me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid./abcnews.al
https://www.facebook.com/AmbasciataItaliaTirana/videos/290395502061008/