Adriano është një nga këngëtarët më të rinj të tregut muzikor shqiptar. Ditën e djeshme, ai lançoi videoklipin e tij më të ri me titull”Mama”.
Në një lidhje direkte për “Friendzone”, ai ka treguar pse zgjodhi ta publikonte këngën në këtë periudhë. Gjithashtu ka folur edhe për xhirimet e klipit, duke paralajmëruar që shumë shpejt do të nxjerrë një remix të një kënge të vjetër.
“Ka tre vjet si projekt. Në fakt unë u shkëputa që prej projektit të fundit. U mora me muzikë, por me opera. Pastaj po mendoja që ky ptrojekt që ne e kemi dashur shumë për ta publikuar. Them që ishte koha e duhur.
Deri tani është pritur mirë, por presim edhe më tepër. Unë vazhdoj merem me opoera ,po kjo pjesa e muzikës së lehtë është pasion. Klipi ka një muaj që është xhiruar ka qenë pjesërisht në Vlorë, Dhërmi , pak a shumë”, tha Adriano.
Ai gjithashtu vlerësoi disa nga këngët e publikuar këtë sezon veror.
“Adrian Bujupi dhe Xhensila më ka pëlyer shumë, edhe ai ka nxjerr një projekt të vetin që është shumë i mirë. Kida dhe Mozzik po ashtu”, u shpreh Adriano./abcnews.al