Drejtorja e rrjetit të ALNET, Albana Daka në një intervistë për Abc News këtë të premte ka dhënë detaje në lidhje me marrjen e tamponit tek qytetarët do të nisë në disa qytete.
Daka në fjalën e saj është shprehur se tashmë për të ardhur më shumë në ndihmë të qytetarëve në të gjithë ambientet që Spitali Amerikan ka në disa qytete do të bëhet e mundur marrja e tamponit dhe më pas testimi i tij pranë laboratorit të certifikuar në Tiranë.
Ndër të tjera mjekja ka theksuar se tamponi kushton 95 euro ose 120 mijë lekë të vjetra dhe kryesisht është më i kërkuar nga persona që ju duhet për arsye administrative apo nuk kanë një përgjigje nga 127.
“Ne do të ofrojmë mbledhjen e tamponëve në qytete e tjera dhe kryerja e testimit do të bëhet në laboratorin e certifikuar nga ministria por duke qenë se kërkesa është rritur dhe duke qenë se ne kemi rrjetin e laboratorëve në shumë qyteteve kemi bërë të mundur krijimin e ambienteve të përshtatshme për marrjen e tamponit dhe do të bëjmë në kushtet e duhura dhe transportimin e tyre drejt Tiranës. Laboratori që proceson mostrat Covid është vetëm në Tiranë dhe në qytete dhe të bëhet vetëm grumbullimi i tyre.
Ne kemi dhe 12 qendra në 12 qytete, Tiranë, Durrësi, Berat, Vlorë, Lushnje, Fier, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër dhe në këto qytete kemi qendra tona diagnostike dhe brenda tyre janë krijuar ambientet e përshtatshme për marrjen e monstrave Covid sipas parametrave të vendosura nga ministria dhe me transparent do i sjellim për kryerjen e tyre në Tiranë.
Brenda 8 orarshit mostrat do të jenë në Tiranë, deri në orën 6 do të vijnë në laboratorin e certifikuar dhe paraditen e ditës tjetër do të dalë dhe përgjigja e tamponit nëse do të ketë ndonjë nga mostrat që rezulton pozitive atëherë do të merret një tjetër mostër tjetër që do të kalojë për analizë në ISHP.
Tamponi është 95 euro ose 120 mijë lekë të vjetra. Koston ekstra të transportit të tamponëve do ta mbajë vete institucioni. Për momentin jemi në perpjekje dhe po përpiqemi që të fillojmë testin Covid dhe në Kosovë pasi deri tani kemi vetëm atë serologjik dhe së shpejti pritet që të marrim dhe tamponin.
Të hënën fillon marrja e tamponit te qytetarët në disa qyteteve dhe do të sillet për testim në Tiranë”, është shprehur mjekja.
Gjithashtu doktoresha ka dhënë detaje në lidhje me mënyrën se si procedon stafi mjekësor në lidhje me marrjen e tamponit.
Daka ka deklaruar se prej 11 ditësh në spitalin Amerikan vijon kryerja e tamponit ku deri më tani mund të jenë kryer rreth 1600 tampone nga të cilët 10-12%kanë rezultuar pozitivë.
“Në skedën e deklarimit shënohen të gjithë të dhënat se pse pacienti e kërkon bërjen e testit dhe më pas hidhet në sistemin e ministrisë ku shkojnë të gjithë të dhënat për Covid. 127 merr në konsideratë personat e rrezikuar dhe personat që janë të sëmurë. Ne bëjmë rreth 120 deri në 150 teste në ditë kanë kaluar rreth 11 ditë nga ajo që kemi nisur dhe vetëm në Tiranë ne arrijmë që të bëjmë teste. Nga këto sa kanë dalë pozitivë 10-12% kanë rezultuar pozitivë. Unë mendoj se duke e krahasuar me shifrat e Institutit e Shëndetit publik para se në të fillonim me testimet me futjen tonë patjetër që përqindja do të ishte më e ulët pasi janë persona që e kanë të paarritshme 127 dhe bëjnë testin për qëllime administrative”, ka thënë Daka./abcnews.al