Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar se do të zgjasë për 12 ditë të tjera kufizimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pasi numri i personave të infektuar është rritur në 29.
Ekzistojnë katër “nivele të alarmit” në Zelandën e Re, dhe Auklland është në nivelin e tretë, ndërsa pjesa tjetër e vendit është në nivelin e dytë.
Origjina e shpërthimit të ri në Auklland, qytetin më të madh të Zelandës së Re, me popullsi prej 1.5 milion banorëve, është duke u hetuar ende.
/abcnews.al/