Halili: Duam fazën e grupeve, Tirana më e mira sot për sot!

schedule15:58 - 14 Gusht, 2020

schedule 15:58 - 14 Gusht, 2020

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka besim te kualifikimi në Champions, dhe synon fazën e grupeve. Kampionët e Shqipërisë vazhdojnë fazën përgatitore në Pogradec dhe duken në formë të mirë

Nuk deshi të rrinte larg skuadrës dhe ia bëri një vizitë. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, u ndodh në stadiumin e Pogradecit, ndërsa të besuarit e trajnerit Emanuel Egbo kishin një ndeshje kontrolli gjatë fazës përgatitore para ndeshjes në Champions. Egbo ka deklaruar se synohet faza e grupeve, qoftë në Champions, apo në Ligën e Europës, dhe Halili u pyet pikërisht për këtë.

“Përgatitemi për të shkuar drejt kupave të Europës. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën. Kërkojmë kualifikimin. Do vazhdojmë të bashkëpunojmë, do vazhdojmë të bëjmë më të mirën për të gjithë skuadrën, për të gjithë tifozët tanë. Themi se do të ecim para dhe shpresojmë të realizojmë atë që kemi dëshirë, të vazhdojmë e të luftojmë për të shkuar në grupe”.

Gjithsesi, duket se ka një vonesë lidhur me formën e futbollistëve të afruar në verë, pra a mund të luajnë në Champions? “Baza është skuadra. Pastaj se kush bën diferencën, duhet t’i shkojmë afrimet e bëra në fushë. Duhet informacion sa gati janë për të luajtur. Stafi është në gjendje ta përcaktojë se kush luan për këtë ndeshje. Për vazhdimësinë them se do të jenë të gjithë gati”.

Halili e mbylli me një batutë të shkurtër. “Tirana është ekipi më i mirë sot për sot në Shqipëri”, thotë Halili në ikje e sipër. Tirana fitoi 3-0 miqësoren me Pogradecin, me gola të shënuar nga Muçi dy herë dhe Avdijaj, ndërsa Batha do të jetë kapiten, ndërsa mbrojtësi Osmani mund të kalojë në rolin e drejtuesit. Ndërkaq, njoftohet se synohet afrimi i bujshëm i portierit të Prishtinës, Bekaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!