Terrori në Tushemisht, gjykata e Pogradecit lë në burg Ilir Berberin

schedule12:17 - 14 Gusht, 2020

schedule 12:17 - 14 Gusht, 2020

Gjykata e Pogradecit lë në burg Ilir Berberin, një ndër organizatorët e sulmeve të hoteli në Tushemisht.

Berberi dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me personat e tjere te perfshire, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin Jetmir Mucollari.

Ai u arrestua pak ditë më parë i fshehur në një çadër në pyllin e Vërdovës, bashkë me tre bashkëpunëtorë të tjerë. Në aksion u përfshi edhe RENEA.

LEXO EDHE:Dyshohet si organizator i ngjarjes në Tushemisht, kush është Ilir Berberi, u kap nga RENEA mes maleve

Ndërkohë këtë të premte policia ka bërë me dije se ka shkuar në 7 numri i të arrestuarve në lidhje me këtë ngjarje.  Të arrestuarit e fundit janë Meardi Berberi dhe Anterio Kaloshi, njëri në cilësinë e organizatorit dhe tjetri të ekzekutorit.

Ndër të tjera policia sqaron se Ilir Berberi, në bashkëpunim me shtetasin Meardi Berberi, të dy në rolin e organizatorëve, si edhe shtetasi Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, më datë 08.08.2020, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, djalin e pronarit të hotelit./abcnews.al