Klinika “Vivia” prezanton maskën Led, trajton në mënyrë bashkëkohore lëkuren e fytyrës dhe qafës

schedule17:59 - 13 Gusht, 2020

schedule 17:59 - 13 Gusht, 2020

Klinika Dermo-Estetike VIVIA prezanton Maskën Led, pajisjen për trajtimin e lëkurës së fytyrës dhe qafës nëpërmjet dritës.  Është një nga trajtimet më bashkëkohore dhe mund të përdoret në çdo periudhë të vitit.

“Maska Led është një ndër trajtimet më efikase dhe mbi të gjitha me relaksuese që mund të bëjmë në çdo periudhë të vitit dhe në çdo tip lëkure. Në klinikën tonë ne rekomandojmë si trajtime për përkujdesjen rutinë për fytyrën dhe qafën. Maska Led funksionon me gjatësinë e valëve të dritës duke ndihuar që lëkura të thithë sa më tepër produkte të trajtimit që jemi duke përdorur”, shprehet mjekja Joana Karame, Fizioterapiste-Estetiste “Vivia”.

Ngjyrat e ndryshme të dritës trajtojnë problematika individuale dhe ofrojnë rezultate të shkëlqyera, mbi të gjitha me çmim konkurrues.

“Drita blu ndihmon në përmirësimin e shenjave të akneve dhe zvogëlimin e poreve. Drita e kuqe ndihmon në reduktimin dhe rigjenerimin e sipërfaqes së lëkurës. Në klinikën tonë ne rekomandojmë që trajtimi të jetë i përmuajshme ”, thotë Joana Karame.

Klinika “Vivia” pranë Spitalit Amerikan 3 është një nga klinikat lider në vendin tonë në fushën e dermo-estetikës dhe me pajisjet më bashkëkohore që pacientët të përfitojnë rezultatet e dëshiruara.

Hapat që ndiqen gjatë përdorimit të Led Mask:

-Pastrim i thellë i lëkurës para vendosjes së maskës.

-Aplikimi i produkteve të përzgjedhura më parë.

-Mbulohet pjesa e syve me një mbrojtëse të veçantë.

-Programimi i pajisjes në mënyrë automatike.

-Çfarë ndodh gjatë procesit të llampave led me ngjyrë të kuqe?

-Klienti nuk ndjen dhembje. Eshtë trajtim jo-invaziv, për rinim të lëkurës.

-Nxit kolagjenin dhe rigjeneron qelizat e lëkurës.

-Në përfundim lëkura është e relaksuar, me më shumë shkëlqim dhe më e freskët.

-Aplikimi produkteve për trajtimin e një lëkure akneike dhe shqetësimet e saj.

-Vendosja e Led Mask me dritën led blu dhe programimi i saj.

-Për çfarë shërben drita blu?

-Rezultatet e këtij trajtimi fokusohen në eleminimin e shenjave post-akne dhe reduktimin e sebumit për një lëkurë të shëndetshme.

/abcnews.al