Zaimina Vasjari është një ndër personazhet më të komentuar të showbizz-it shqiptar. Këngëtarja prej kohësh është larguar nga muzika, pasi vendosi t’i përkushtohet familjes dhe biznesit.
Mirëpo, këngëtarja është rikthyer sërish në tregun muzikor. Zajmina i ka surprizuar fansat me një këngë.
Me anë të një postimi në Instagram, e veshur me të zeza Zaimina ka treguar se më 15 gusht do të lançojë këngën e saj të re.


