Prej ditësh vijojnë protestat në Bjellorusi. Më shumë se 6 mijë qytetarë janë shoqëruar, të paktën 200 protestues janë plagosur, ndërsa dy persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë një protestues 25-vjeç është bërë viktima e dytë në Bjellorusi.
Alexander Vikhor ka humbur jetën në paraburgim, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Ndërkohë nëna e tij thotë se ai kishte probleme me zemrën dhe se për orë të tëra është mbajtur në një fugon policie, shkruajnë mediet e huaja.
Protestat shpërthyen disa orë pasi udhëheqësi Bjellorus, Aleksandër Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994, u shpall fituesi i votimit të së dielës.