Karantina dhe tamponët shkaktojnë radhë të gjata shqiptarësh në Kakavijë

schedule11:21 - 13 Gusht, 2020

schedule 11:21 - 13 Gusht, 2020

Prej disa orësh mijëra automjete vijojnë të qëndrojnë në radhë të gjata në pikën Kufitare në Kakavijë.

Ndërkohë pala greke pavarësisht situatës problematike vijon të punojë me një sportel, ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë nga pala shqiptare.

Lexo edhe: Greqia vendos 7 ditë karantinë për qytetarët duke filluar nga 16 gushti

Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë thanë se nuk kanë pasur informacion se pala greke do të pranojë vetëm 750 qytetarë, po ashtu ata janë shprehur nuk ishin të informuar se duhet të kenë bërë tamponin para 72 orësh për të kaluar pikën kufitare në Kakavijë.

Gazetari Orgest Sako tha për “ABC News” se situata vijon të jetë shqetësuese pasi është krijuar një radhë rreth 6 km e gjatë.

Sakaq Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ditën e sotme bëri me dije se të gjithë shtetasit që do të hyjnë dhe do të dalin nga Shqipëria në drejtim të Greqisë duhet të kenë parasysh oraret e lëvizjes.

Sipas njoftimit, nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të Kalimit të kufirit Kakavijë dhe të kufirit Kapshticë, do të karantinohen për 7 ditë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!